CATEGORIES See All >

Advanced Multi-Billion Dophilus

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
4,995.00Lekë /60 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

Formulë komplekse e kulturave të gjalla bakteriale të dedikuara për të rriturit, pa përbërës të qumështit.  

Përdorimi: 1-2 kapsula në ditë, gjatë ushqimit.  

Personat me imunitet të dobësuar apo me probleme të dukshme të shëndetit të lëkurës, siç janë alergjitë, shpeshherë as nuk e mendojnë që diçka nuk është në rregull me shëndetin e zorrëve të tyre.

A e dini që madje 70 % e qelizave imunologjike gjendet në zorrë? Lodhja e përgjithshme, humbja e oreksit, infeksionet, problemet e lëkurës dhe alergjitë, fryrja, obstipacioni (kapsllëku), diarrea - janë simptoma të cilat qartë tregojnë për disbakterozë, d.m.th. për rregullim të florës bakteriale të zorrëve.

Janë të njohur faktorët të cilët mund të jenë shkaktarë të dëmtimit apo çrregullimit të florës bakteriale.

Para së gjithash, janë barnatantibiotikët, kimioterapeutikët, antituberkulostatikët, tabletat kundër shtatzënisë, pastaj mjedisi, ushqimi jo i mirë, infeksionet, alergjitë, mikroorganizmat, plakja, stresi. Prandaj, në ditët e sotme të kohës së ushqimit të shpejtë, jo të mirë, ushqimit në këmbë dhe kalimthi, situatave të shpeshta stresuese, ndotjes së mjedisit dhe reaksioneve alergjike gjithnjë e më të shpeshta, pyetja kryesore është - si mund ta ripërtërimë shpejtë dhe në mënyrë efikase mikroflorën natyrale të zorrëve?  

Pothuajse është i nevojshëm konsumimi i përditshëm i probiotikëve dhe kulturave probiotike ashtu që zorrëve dhe organizmit ti kthehet shëndeti i mirë dhe forca e imunitetit. Hulumtimet tregojnë që furnizimi i përditshëm me kultura probiotike ndikon fuqishëm në shëndet të mire.

Vetëm në mënyrë të tillë mund të optimizohet baraspesha e mikroflorës së zorrëve dhe të veprohet ashtu që bakteret e dëshiruara e tëmira të fitojnë ndaj të këqijave. Te personi i shëndoshë, flora bakteriale e zorrëve përbëhet 85 % nga bakteret e mira dhe 15 % nga të ashtuquajturat baktere të këqija.  

Vetëm mikroflora bakteriale e shëndoshë i sekreton enzimat e nevojshme domosdoshmërisht për tretje dhe shëndet të mirë, mundëson sintezën dhe krijimin e vitaminave K dhe B, si dhe furnizimin e mukozës së zorrëve me lëndë ushayese siç është kalciumi, hekuri dhe mineralet e tjera. Dhe jo më pak e rëndësishme — vetëm mikroflora e shëndoshë e zorrëve do të thotë imunitet i fortë dhe stimulim i sistemit imun përmes aktivizimit të makrofagëve, trajtimit të sekretineve sekretore etj.  

E vlen të mbahet në mend:

Janë të njohura veprimet e shumta shëruese të probiotikëve - forcimi i barrierës natyrale (veprim - antimicrobial); - veprimi imunomodulues; përmirësimi i tolerancës në laktozë, zvogëlimi i nivelit të kolesterolit, rritja e përthithjes së mineraleve të nevojshme...

Dhe jo me pak e rendesishme:

Probiotikët nuk kanë veprim “blic” dhe vlen ti marrim çdo ditë sipas sasive të rekomanduara.

There have been no reviews for this product yet.

Related products