CATEGORIES See All >

B-Kompleks “50”

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
3,235.00Lekë /100 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - B-Kompleks “50”

- Përmban kompleksin e vitaminave B prej të cilave vitaminat B2, B3, B5, B6, B12 dhe acidi folik kontribuojnë në zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

- Vitaminë B1 kontribuon në funksionimin normal të zemrës, ndërsa vitaminë B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit të hormoneve.

- Vitaminat B1, B2, B3 dhe B kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.

- I përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët.

Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit.

Ushqimi i duhur, i larmishëm i mjaftueshëm dhe i fuqishëm është çelësi për shëndet të mirë. Sot, ushqimi, pavarësisht përzgjedhjes, është shumë i rafinuar dhe me mungesë të përmbajties së shumicës së përbërësve ushqimor të rëndësishëm për shëndetin dhe për gjendjen e mirë të organizmit.

Në aspektin e ruajtjes së shëndetit mendor dhe Vitalitetit, organizmit të njeriut i nevojitet marrja e njëtrajtshme dhe e balancuar e vitaminave dhe mineraleve. Posaçërisht vjen për lëndët ushqyese të tretshme në ujë, sepse organizmi nuk i ruan ato në sasi të mjaftueshme, prandaj nëse nuk merren përmes ushqimeve ditore, e vlen që të merren në formë të shtesave.

Para së gjithash, kjo vlen për vitaminat B të cilat kanë vlerë të shumëfishtë për organizmin tonë. Ato janë jashtëzakonisht jo stabile dhe nën ndikimin e dritës, nxehtësisë, ruajtjes jo të mirë dhe përgatitjes jo adekuate, shumë lehtë humbin nga ushqimet.

Eshtë fjala për vitaminat që marrin pjesë në punën e sistemit nervor dhe janë faktorë i rëndësishëm në mirëmbajtjen e gjendjes së mirë të lëkurës, flokëve, syve, zgavrës së gojës dhe sistemit tretës.

Marrin pjesë në metabolizmin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve, duke i transformuar në energji. Kanë veprim të fortë antioksidues dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në rigjenerimin dhe rivitalizimin e mëlçisë. Edhe pse veprimin më të mirë e kanë kur janë të gjitha së bashku dhe veprojnë në grup, secila nga vitaminat B e ka veprimin në mënyrën e vet.

Vitaminë B1 (tiamina) është antioksidues i fuqishëm. Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, çrregullimeve të punës së zemrës, aterosklerozës dhe artritit, pasi që i lidhë radikalet e lira dhe e zvogëlon dëmtimin e shkaktuar nga oksidimi i proteinave. Ndihmon te kolla e duhanxhinjve, sëmundja e detit, dhimbjet e dhëmbit, problemet e tretjes.

Vitaminë B2 (riboflavina) është e rëndësishme për fortësinë e muskujve dhe shumë e nevojshme për të pamurit e mirë, lëkurën, flokët dhe thonjtë, në mënyrë aktive merr pjesë në prodhimin e neurotransmiterëve nervor siç është serotonina, noradrenalina, acetilkolina dhe histamina, si dhe është faktor i rëndësishëm për shëndetin e trurit.

Mungesa e tij mund të shfaqet me inflamim të gjuhës dhe buzëve, me lëvorisje dhe zbokth në kokë, rënie të flokëve dhe shfaqje të ekzemës, marramendje, pagjumësi, çarje e qosheve 6 buzëve dhe tejndjeshmëri në dritë.

Vitaminë B3 (niacina) ndihmon në garkullimin e gjakut, zvogëlon nivelin e lipoproteinave me dendësitet të vogël, është i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës si dhe ka veprim të fuqishëm antioksidues. Dobësia muskulare, lodhja, humbja e oreksit, ekzema dhe dëmtimet e lëkurës, vjellia, kokëdhimbjet e vazhdueshme dhe të shpeshta, tendosja, depresioni dhe pagjumësia mund të jenë simptoma të qarta të mungesës së kësaj vitamine.

Acidi pantotenik (B5) ka rol të rëndësishëm në mundësimin e punës së B limfociteve, domosdoshmërisht të nevojshme për prodhimin e antitrupave. Prandaj, është faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet.

Vitaminë B6 (pirideksina) ëshië e domosdoshme për shëndetin e lëkurës dhe nervave, formimin e qelizave të kuqe, për forcimin e rezistencës së organizmit dhe kundër plakjes së hershme.


Acidi folik (B9) është faktor i rëndësishëm për punën optimale të sistemit nervor, kundër lodhjes, pengesave në koncentrim, depresion, për ndarjen dhe rigjenerimin qelizor (merr pjesë në krijimin e qelizave dhe sintezën e proteinave të organizmit). Pastaj për mbrojtjen imune kundër infeksioneve, rregullimin e metabolizmit të homocisteinës, i largon faktorët e rrezikut për zhvillim të aterosklerozës.

Vitaminë B12 është faktor i fuqishëm për zbërthimin e gjakut, është lënda ushqimore kyçe rigjeneruese, është e rëndësishme në mirëmbajtjen e sistemit nervor, përfshirë edhe qelizat nervore.


Biotina (vitaminë H) është koenzima themelore e metabolizmit të yndyrave dhe proceseve metabolike tjera.  

Është e dobishme të merren te: SPM, depresioni, hiperaktiviteti, neuropatia diabetike, astma, alkoolizmi, stresi, çrregullimet kardiovaskulare dhe çrregullimet e zemrës (homocisteina), kokëdhimbjet e shpeshta, çrregullimet në koncentruar dhe kujtesë, dëmtimet e mëlcisë, lëkurës, flokëve dhe thonjve, çrregullimeve të sistemit nervor...

Vitaminat B janë të dëshirueshme në ruajtjen e rezervave energjetike, për koordinim të muskujve dhe aktivitetit nervor. Shumë shpesh nuk i kushtojmë vëmendje simptomave sic është “ndjenja e shpimit të giilpërave” ne këmbë, ndjenja e mpirjes së këmbëve apo ndjeshmëria e pjesës së nëngjurit të këmbëve të cilat janë shenjë e qartë paralajmëruese që kemi mungesë të vitaminave B, posaçërisht të vitaminës B1.

Me siguri ndonjëherë keni dëgjuar që dikush është ankuar në dritë të fortë, pasi sytë fillojnë t’i lotojnë menjëhera, ndjenjë djegie dhe kruarje të syve apo ju shfagen plagë në buzë, qosheve të buzëve dhe në gjuhë...


Këto janë simptoma të qarta të mungesës së vitaminave B, posacërisht të vitaminës B2 e cila i mbron gelizat nga dëmtimi oksidativ, e mbështetë organizmin në lirimin e energjisë qelizore dhe e mundëson furnizimin e organizmit me vitaminat e tjera B. Është i dobishëm veprimi i vitaminave B në shëndetin e sistemit nervor, zbërthimin optimal të sheqerit dhe amidonit si dhe në grumbullimin e homocisteinës në gjak.

Mos harroni:

Të gjitha vitaminat e grupit B janë në raport sinergjik, secila e mbështetë apo e përmirëson efektin e tjetrës.  

Është e rëndësishme të mbahet në mend:

Vitaminat e grupit B nuk shkaktojnë trashje dhe janë të mirëseardhura në të gjitha gjendjet veçse të cekura dhe në të gjitha gjendjet e shujtave te tejbollshme, vështirë të tretshme dhe me shumë erëza, Prandaj, rekomandimi ‘ ynë për të gjithë personat të cilët për shkak të punës janë të detyruar të hanë shumë dhe shpesh është që në çantën apo xhepin e tyre të mbajnë gjithnjë shishen me vitaminë B kompleks, si dhe ti marrin ato gjithmonë para secilës shujtë të bollshme (festat, dasmat, ditëlindjet, mbledhjet...) dhe para konsumimit të sasive të mëdha të alkoolit. Pse? Sepse në këtë mënyrë mundësojmë tretjen optimale të ushqimit dhe alkoolit, e përmes kësaj e zvogëlojnë dëmtimin e organizmit.

There have been no reviews for this product yet.

Related products