CATEGORIES See All >

Beta Glucan Immune Complex

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
4,810.00Lekë /60 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Beta Glucan Immune Complex

Beta glukan - imuno kompleksi përmban beta 1,3/1,6 glukanet e izoluara nga muri qelizor i majës natyrore, Saccharomyces cerevisiae.

Vitaminat C dhe D si dhe mineralet si seleni, bakri dhe zinku kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.  

Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit.  

Imunokopleksi i Solgarit i formuluar kohën e fundit, Beta glukan - imuno kompleks, përmban përbërës të cilët sipas hulumtimeve përshpejtojnë funksionimin normal të sistemit imun.  

Ky kombinim uniki beta 1,3 / 1,6 glukanit, shtogut, Estera-C®, vitaminës D3, zinkut, bakrit dhe selenit ndihmon në mirëmbajtjen e funksionimit të sistemit imun gjatë fazave në të cilat trupi mund të jetë i ekspozuar ndaj zhvillimit të sëmundies, siç është stina e dimrit apo periudhat stresuese.

Sistemi imun është esencial për mbrojtjen qelizore nga organizmat patogjen, prandaj është e rëndësishme të mirëmbahet sistemi imun dhe të sigurohet funksioni normal i tij dhe efikasiteti në luftë kundër të gjithë organizmave patogjen me të cilët organizmi bie në kontakt në bazë ditore.

Beta 1,3 / 1,6 glukanet

Beta-glukanet janë molekula të polisakarideve të cilat përbëhen nga molekulat e glukozës të lidhura me lidhje glukozidike.

Burimet kryesore të beteglukanit janë: tërshëra, muri qelizor i tharmit të bukës dhe kërpudhat Shiitake, Maitake dhe Reishi. Hulumtimet shkencore kanë treguar që 1,3 / 1,6 glukanet janë forma më e fuqishme e beto-glukanit për forcimin e sistemit imun. Konsiderohet që format e tjera, beta 1,3 / 1,4 glukanet, nuk e kanë të njëjtin nivel të veprimit në sistemin imun.

Shtogu i zi (Sambucus nigra)

Sambucus nigra i përket families Adoxaceae e cila në Europë zakonisht gjendet në formën e shkurreve të lisit ose drunjve të vegjël. Pjesa lulëzuar e Sambucus nigre i prodhon kokërrzat e vogla e ngjyrë të errët, të cilat ngjyrën e kanë nga antocianina.

Shtogu përdoret në mjekësinë popullore për trajtim të çrregullimeve të ndryshme imunologjike dhe të ngjashme me të. Hulumtimet shkencore të fundit kanë treguar që shtogu e zvogëlon forcën dhe kohëzgjatien e të ftohurit. Kjo mund të jetë si rezultat i antocianinës të cilën e përmban shtogu, për të cilën konsiderohet që e rritë prodhimin e citokinës.

Shtogu, në mënyrë natyrale e përmban bioflavonoidin kuercetin i cili para së gjithash konsiderohet që ndihmon në alergjitë siç është alergjia nga bari. Sipas hulumtimeve, kvercetina inhibon prodhimin e histaminës dhe mund të ketë veprim anti-inflamator në organizëm. Kjo veçori, në kombinim me veçoritë antioksiduese e dëshmon rolin e shtogut në punën e sistemit imun.

Ester-C°

Ester-C® (kalcium askorbati) është versioni i patentuar i vitaminës C për të cilën konsiderohet që nuk është acidike dhe ka biodisponibilitet më të mirë sesa acidi askorbik.

Vitaminë D3

Vitaminë D shpesh përmendet si ‘Vitamina e diellit’ për shkak të faktit që trupi e sintetizon në mënyrë natyrale gjatë ekspozimit të lëkurës në rrezet ultraviolete B (UVB). Aftësia e trupit për sintezë të vitaminës D nga rrezet ultraviolete B, varet nga periudha e ditës, vendi i qëndrimit, ngjyra e lëkurës dhe sasia e lëkurës së ekspozuar. Vitamina D është hulumtuar gjerësisht në raport me rolin e saj në funksionin e sistemit imun.

Përmbledhjet e studimeve e kanë lidhur vitaminën D dhe sistemin imun për shkak të shfaqjes së infeksionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes gjatë periudhës së dimrit në krahasim me verën. Këtë e mbështetë hulumtimi i kryer në 800 finlandezë që ka treguar se personat me nivel të ulët të vitaminës D (< 40 nmol/L) kanë pasur mungesa më të mëdha në punë në krahasim me ata me nivel më të lartë të vitaminës D (> 40 nmol/l).

Hulumtimet kanë treguar edhe gë vitamina D e mbështetë prodhimin e citokineve antiinflamatore dhe e inhibon sintezën e citokineve inflamatore. Të gjitha këto studime tregojnë që vitamina D e përmirëson funksionin e të dy sistemeve imune, atij natyral dhe të fituar.  

Zinku

Krahas hekurit, zinku është njëri nga mineralet të shpeshta në organizëm. Përdoret në rrugët e ndryshme metabolike dhe biologjike të trupit, përfshirë edhe sistemin imunologjik, replikimin e qelizave dhe mbrojtjen nga radikalet e lira. Hulumtimet kanë treguar që zinku është i rëndësishëm për zhvillimin normal dhe funksionimin e qelizave imune të trashëguara (p.sh. neutrofileve dhe qelizave natyrale vrasëse (nga angl. Natural Killer Cells) dhe qelizave imune të fituara (gelizave T dhe B).

Gjatë plakjes, supozohet që vjen deri te rënia e nivelit të zinkut në organizëm, që rezulton me disbalancë të punës së gjëndrës tiroide (Th1 dhe Th2) dhe shkakton zvogëlim të citotoksicitetit, fagocitozës dhe funksionit të qelizave immune të frashëguara. Mungesa e zinkut po ashtu është e lidhur me rënien e aktivitetit të qelizave T dhe apoptozën e qelizave B. Prandaj, e kombinuar me reduktimin e funksionit të qelizave imune si pasojë e mungesës së zinkut mund të ketë ndikim negativ në funksionin e sistemit imun.

Roli i zinkut si antioksidues në organizëm poashtu mund të jetë ndihmë për sistemin imun. Supozohet që zinku e përmirëson mbrojtjen e membranës qelizore nga dëmtimi oksidativ. Aktivizimi i sistemit imun rezulton me prodhim të radikaleve të lira të cila mund të çojnë në dëmtim të membranës qelizore në periudhën e inflamimit.  

Bakri

Bakri është mineral i cili shfaqet si gjurmë në tërë trupin, dhe përdoret për sintezën e qelizave të kuqe të gjakut, për shëndetin e sistemin nervor, si mbrojtje antioksiduese dhe për shëndetin e sistemit imun. Në hulumtime është vërtetuar që mungesa e bakrit mund të cojë deri te zvogëlimi i neutrofileve cirkulatore (neutropeni) si dhe në zvogëlim të funksionit të sistemit imun të lindur (p.sh. fagocitoza e organizmave patogjen).

Superoksid dismutaza ëshië antioksidues brenda trupit, që përmirëson neutralizimin e radikaleve superokside siç është peroksidi i hidrogjenit. Bakri është komponentë përbrenda superoksid dismutazës dhe në këtë mënyrë luan rol në mbrojtjen e membranës qelizore nga dëmtimi.

Seleni

Seleni është mineral i cili në organizëm gjendet si gjurmë dhe përdoret gjatë reaksioneve biologjike të ndryshme në organizëm. Eshtë i përfshirë në mbrojljen antioksiduese, funksionin e gjëndrës tiroide, fertilitetin mashkullor dhe sistemin imun. Hulumtimet kanë treguar që mungesa e selenit mund të kontribuojë në dobësimin e sistemit imun, me çka organizmi ka më shumë prirje ndaj sëmundijeve.

Konsiderohet që ky fakt qëndron për shkak të pranisë së tij në indet e sistemit imun (shpretka, mëlçia dhe nyjet limfatike) dhe pjesëmarrjes së tij në ndërtimin e strukturës së enzimave. Plotësimi i nevojave të selenit përbrenda organizmit është dëshmuar që e ka kthyer funksionin imun të qelizave siç është aktiviteti i qelizave natyrale vrasëse (nga angl. Natural Killer Cells).

There have been no reviews for this product yet.

Related products