CATEGORIES See All >

Biotin 300

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
1,870.00Lekë /100 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Biotin 300

Biotina apo Vitaminë H është pjesë shumë e rëndësishme e kompleksittë vitaminave B gë kontribuon  në mirëmbajtjen normale të flokëve, lëkurës dhe mukozave, funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionimin normal psikologjik.  

- Ka të njëjtin funksion thelbësor në metabolizmin normal të makronutrientëve dhe në metabolizmin e krijimit të energjisë.  

Përdorimi: 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

Biotina ose vitamina H është vitaminë e bukurisë dhe freskisë. Eshtë e tretshme në ujë, ka strukturë kristalore dhe gjatë ndarjes është e pangjyrë. Burimet e mira të vitaminës H janë e kuqja e vezës, tharmi, tërshëra, arrat e ndryshme, të brendshmet siç janë mëlçia apo veshkat, çokollata qumështore dhe shumica e perimeve. Biotina është përbërës aktiv i cili merr pjesë në shumë reaksione enzimatike siç është lidhja e rëndësishme në ciklin e Krebsit.

Merr pjesë në proceset lirimit të energjisë nga glukoza. Biotina si koenzimë, merr pjesë në sintezën e acideve yndyrore dhe purineve në organizëm. E vlen të ceket që merr pjesë edhe në prodhimin e antitrupave dhe e mbështetë veprimin e sistemit imun.

Simptomat e mungesës së biotinës janë:

-Humbja e oreksit.

-Infeksionet e mukozës.

-Depresioni.

-Pagjumësia.

-Dhimbjet e muskujve.

-PAO FSG.

-Unrtikaria.

-Parehatia.

-Rritja e nivelit të kolesterolit në gjak.

Dihet që personat më të moshuar, sportistët dhe epileptikët kanë nivel më të vogël të biotines në gjak si dhe që kanë nevojë të marrin dozë ditore të caktuar të biotinës.

Biotina i dedikohet:

-Të gjithëve që kanë mungesë të biotinës.

-Personat me flokë, lëkurë apo thonj të dëmtuar.

-Diabetikëve.

-Personave me probleme të neuropatisë diabetike.

-Depresivëve.

-Personave me vështirësi në të fjetur.   

Është e dobishme të dihet:

Për ta mbajtur në mend tërë rëndësinë e biotines si koenzimë thelbësore, është e rëndësishme të potencohet që koenzimat janë molekula organike relativisht të vogla (të vogla në krahasim me enzimat), të cilat në mënyrë aktive marrin pjesë në reaksionin e katalizuar enzimatik.

Mund të jenë të lidhura në mënyrë kovalente me enzimat apo mund të gjenden në formë të lirë në tretësirë. Edhe enzimat edhe koenzimat janë të domosdoshme për organizmin.

Për shembull, nëse organizmi jonë është “motor me djegie të brendshme” atëherë enzimat dhe koenzimat janë shkëndija të cilat do t’i “djegin” d.m.th. “katalizojnë” lëndët ushqyese, pra do të nxisin metabolizmin e ushqimit të konsumuar.  

Përbërësit në dozën e rekomanduar ditore (1 tabletë) %KD

* Biotin 300 pg 600

*Konsumimi i rekomanduar ditor.


There have been no reviews for this product yet.

Related products