CATEGORIES See All >

Calcium + Magnesium + Zinc

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
1,895.00Lekë /100 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Calcium, Magnesium Plus Zinc

- Mineralet e një rëndësie të veçantë për punën normale të organizmit tonë.

- Kalciumi kontribuon në funksionimin normal të muskujve si dhe transmetimit nervor normal.

- Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.

- Zinku koniribuon në funksionimin normal të sistemit imunologjik si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Përdorimi: 2 tableta në ditë, gjatë ushqimit.  

Nuk bën dëm të rikujtohet që mineralet janë lëndë inorganike të cilat përbëjnë 4.5% të organizmit tonë. Si substanca vitale ato i gjejmë në inde në lëngjet trupore, si dhe janë bazë efektive e fortësisë së skeletit, të domosdoshme për ndërtimin e vazhdueshëm të enzimave, hormoneve, hemoglobinës dhe komponimeve tjera të shumta.

Në formë të tretësirës së kripërave minerale janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e vazhdueshme të raportit të përqendrimit të lëngjeve trupore, me çka në të vërtetë mundëson mbajtjen e jetës.

Për shkak të rolit të pazëvendësueshëm të mineraleve në proceset trupore, është shumë e rëndësishme marrja e duhur e tyre. Çdo marrje jo adekuate e mineraleve dhe vitaminave çon deri te disbalansi.

Sasia e nevojshme ditore e mineraleve rritet krahas nevojës së ngarkesës fizike dhe psikike si p.sh. te sporti, sëmundjet, shtatzënia, të ushqyerit jo të mirë, stresi, marrja e barnave.

Mineralet dhe elementët gjurmë kanë funksion dhe detyrë të shumëfishtë:

1. Marrin pjesë në ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve.

2. E rregullojnë raportin e acideve dhe bazave.

3. I rregullojnë lëngjet trupore.

4. Janë pjesë përbërëse e enzimave dhe janë të përfshira në aktivitetin e tyre.

5. Janë pjesë përbërëse e hormoneve.

Secili mineral i veçantë, në organizëm ka rol specifik, prandaj mungesa e tij çon në çrregullim të atyre funksioneve në të cilat merr pjesë. Përveç saj, për shkak të ndërveprimit të mineraleve të ndryshme dhe varësisë reciproke të tyre, mungesa e njërit mineral shpesh çon deri te ndryshimi i veprimit të të tjerëve. Për shembull, mungesa e kalciumit e zvogëlon veprimin e fosforit në organizëm, edhe pse fosfori nuk mungon në ushqimet të cilat i konsumojmë çdo ditë.

Veprimet e kalcium, magnez plus zink:

Formula efikase e mineraleve anti-stresuese, kalciumit dhe magnezit, të cilat për nga pikëpamja fiziologjike veprojnë gjithnjë bashkë me zinkun, rekomandohet në:

- Të gjitha gjendjet e rënies së rezistencës së organizmit.

- Te forca e pamjaftueshme e muskulaturës tërthore-vijore dhe asaj të lëmuar.

- Të rënia e cilësisë së një sërë sistemesh enzimatike.

- Të rënia e energjisë.

- Te rënia e forcës së proceseve vitale.

Është e dobishme të dihet:

1. Mineralet duhet të merren në formë të kelateve (të lidhura me aminoacide), pasi që organizmi vetëm në këtë formë i njeh.

2. Mineralet duhet të merren saktësisht sipas dozave të përcaktuara.

3. Mineralet duhet të merren me sasi të mijaftueshme të lëngjeve ashtu që të përthithen. Për mineralet është vërtetuar që janë të rëndësishme për jetë, prandaj futja e vazhdueshme e tyre në organizëm është e domosdoshme.

There have been no reviews for this product yet.

Related products