CATEGORIES See All >

Calcium Magnesium Zinc

WEBBER NATURALS (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
3,000.00Lekë /200 Tableta

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

WEBBER NATURALS - Calcium Magnesium Zinc 333/167/17 mg Enhanced Absorption

Ky është një suplement lehtësisht i përthithshëm që jo vetëm ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, kontribuon në të pasurit lëkurë të shëndetshme, fuqizon imunitetin dhe gjithashtu ndihmon trupin të metabolizojë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat.

Mineralet mundësojnë përthithje shumë të mirë për individët me nivel të ulët të acideve në stomak. Kalciumi është mineral i cili forcon kockat dhe i kombinuar me minerale dhe vitamina të tjera kontribuon në parandalimin e osteoporozës.

Eshtë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e një sistemi të shëndetshëm kardiovaskular dhe në transmetimin mirë të impulseve nervore.

Kalciumi është i nevojshëm edhe për rritjen dhe kontraktimin e muskujve, si dhe për parandalimin e ngërçeve/cramps të muskujve.

Magnezi është një mineral me funksion jetike që ndihmon në parandalimin e kalcifikimit të indeve të buta dhe mund të jetë po aq i rëndësishëm sa kalciumi në parandalimin e dëmtimit të kockave.

Zinku është minerali thelbësor që kërkohet për sintezën e proteinave dhe formimin e kolagjenit gjithashtu promovon një sistem të shëndetshëm imunitar dhe është jetik për formimin e kockave.

Bërja bashkë në këtë formulë e formave të kalciumit (karbonat, citrate, fumarate, malate, succinate), magnezit (oksid, citrat, fumarate, malate, sukinate) dhe zinkut (glukonat) mundëson përthithjen e mineraleve dhe metabolizim më lehtë nga trupi.

Përdorimi

1-3 kapsula në ditë.

Një faktor në mirëmbajtjen e shëndetit të mirë.

Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve. Marrja e kalciumit, kur kombinohet me vitaminë D të mjaftueshme, një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta, mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Ndihmon në formimin indit lidhës, si dhe në ruajtjen e funksionit të duhur të muskujve, lëkurës së shëndetshme dhe funksionit imunitar.


Përbërësit

Përbërësit kryesorë:

Cdo kapsulë përmban: Kalcium (karbonat, citrat, fumarate, malate, suksinat) 333 mg Magnezi (oksid, citrat, fumarate, malate, suksinat) 166.66 mg Zink (glukonat) 16.66 mg.

Përbërësit jo mjekësor:

Celuloza mikrokristaline, veshja (carbohydrate gum, glicerinë, dioksidi i titanit, polidektroza, triacetin, polietileni glikoli), natriumi kroskarmelozë, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikanti), acidi stearik, silic.



There have been no reviews for this product yet.

Related products