CATEGORIES See All >

Chelated Zinc

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,140.00Lekë /100 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Chelated Zinc

- Zinku është maksimalisht i absorbuar në formë të celatit, me çka arrihet biodisponibilitet i lartë. Si i tillë, në mënyrë të dobishme vepron në metabolizmin e makronutritientëve dhe karbohidrateve si dhe ne sintezën e proteinave.

- Është po ashtu i rëndësishëm në mirëmbajten normale të flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

- Gjithashtu kontribuon në fertilitetin normal dhe riprodhim, si dhe mbajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Është i rëndësishëm edhe kontributi i tij në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Përdorimi: 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

Zinku është element gjurmë jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili merr pjesë në shumë procese metabolike, ndërsa si pjesë përbërëse e mbi 200 enzimave të domosdoshme për metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve. Bashkë me bakrin dhe manganin, është përbërës i rëndësishëm i SOD, superoksid-dismutazës, me veprim antioksidues të fuqishëm.

Zinku forcon dhe mbështetë sistemin imun, është i përfshirë në prodhimin e hormoneve të timusit si dhe prodhimin dhe aktivizimin e leukociteve, ndërsa ka edhe veprim të fuqishëm në luftën kundër viruseve, baktereve, alergjenëve dhe  substancave kancerogjene.

Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të shkaktoj rënie të rezistencës së organizmit. Rënia e nivelit të zinkut shkakton edhe probleme të lëkurës pasi që 20 % e rezervave trupore të zinkut gjendet në lëkurë, prandaj lëkura reagon shumë shpejtë në nivelet e pamjaftueshme të tij. Përvoja ka dëshmuar që zinku është shumë i dobishëm edhe në pastrimin e lëkurës dhe rigjenerimin e shëndetit dhe bukurisë së saj.

Zinku nxitë edhe veprimin e enzimave të cilat retonili i tansformon në retinal, i rëndësishëm për krijimin e pigmenteve të syrit. Eshtë shumë i rëndësishëm për transformimin e acidit linoleik dhe acidit gama linoleik, i domosdoshëm për balansimin e yndyrave në organizëm.

Zinku rekomandohet:

- Te trajtimi i akneve.

- Te ankesat e zemrës.

- Te ulcerat e lukthit.

- Te artriti.

- Për flokë më të bukur, rritje më të shpejtë dhe cilësore të tyre.

- Për shërim të plagëve të brendshme dhe të jashtme.

- Bashkë me vitaminat A, B6, C dhe E te alergjitë dhe sëmundjet e lëkurës.

- Tek e ashtuquajturi degjenerim senil i bebëzës së syrit.

- Diabetikëve.

-Meshkujve, sepse merr pjesë në rregullimin e punës së prostatës dhe në zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore.

- Për forcim të imunitetit.

Është e dobishme të dihet:

Zinku absorbohet në zorrë, ndërsa nga organizmi eliminohet me sekretim të bilës dhe pankreasit. Në rritjen e humbjes së zinkut nga organizmi ndikon diabeti, dicliza, barnat diuretike, disa barna kundër artritit, djersitia e madhe, dëmtimi i indeve dhe i qelizave si rezultat i sëmundjeve të veshkave si dhe te djegia dhe te sëmundjet e lëkurës.

Është e njohur thënia që personat të cilët mendojnë shpejtë dhe mençur kanë “shumë” zink, pasi që zinku luan rol të rëndësishëm në punën e SNQ.

There have been no reviews for this product yet.

Related products