CATEGORIES See All >

Collagen 30 2500 mg Anti-Wrinkle

WEBBER NATURALS (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
4,500.00Lekë /180 Tableta

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

WEBBER NATURALS - Collagen 30 2500 mg Anti-Wrinkle

Sipas studimeve klinike ky produkt redukton linjat e mimikës rreth syve dhe rrudhat e thella. Collagen 30 stimulon qelizat e lëkurës që të prodhojnë më shumë kolagjen që lëkura të duket e butë dhe e shëndetshme në më pak se 30 ditë.

Collagen30 Antirrudhë është optimizuar shkencërisht për ti rikthyer lëkurës bukurinë,mbështetet shkencërisht për vetitë në reduktimin e rrudhave të syve në më pak se 30 ditë, reduktimin e linjave të mimikës dhe rrudhave të thella dhe në rritjen e elasticitetit dhe dendësisë së lëkurës. Ndihmon në uljen e dhimbjeve të nyjeve të shoqëruara me osteoartritin. Kolagjeni është proteina që gjendet me sasi të madhe në organizmin tonë dhe përbën 75% të masës së thatë të lëkurës.

Prodhimi i kolagjenit bie me kalimin e moshës, nga ekspozimi në rrezet ultraviolet, mikrotrauma, nga dëmtimi i indeve të buta që mund të degradojë kolagjenin. Me kalimin e moshës kjo bën që lëkura të bëhet më e hollë, më e thatë, më e dobët, duke kontibuar në formimin dhe shfaqjen e shenjave të plakjes, sic janë rrudhat dhe linjat e imëta.

Collagen 30 përmban Verisol® Bioactive Collagen Peptides, peptide që kanë treguar se stimulojnë krijimin e kolagjenit të ri, të shëndetshëm duke vonuar shenjat e plakjes, duke zbutur formimin e rrudhave,duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës.

Përmirësojnë gjithashtu teksturën e lëkurës, elasticitetin dhe pamjen e saj duke e bërë lëkurën të duket e lëmuar. Peptidet e kolagjenit kanë treguar se zvogëlojnë rrudhate fytyrës, linjat e mimikës dhe rrudhat e syve. Nga ana tjetër trupi ynë ka nevojë për kolagjen për të ndërtuar skeletin e përbërë nga kockat, nyjet dhe indiet vaskulare.

Sasia e pakët e kolagjenit shoqërohet me formimin e kockave poroze dhe kyceve te dobta.

Peptidet e kolagjenit ndihmojnëpër të pasur kocka dhe nyje të shëndetshme, ndërsa zvogëlojnë dhimbjet e nyjeve të shoqëruara me osteoartritin.

Këshillohet përdorimi i 3 tabletave në ditë.


Përbërësit

Përbërësit kryesorë të cdo tablete janë peptidet e kolagjenit (Verisol® Bioactive Collagen PeptidesTM Type I ) dhe kolagjeni i idrolizuar (III Hydrolyzed Collagen (bovine) 833.33 mg. Përbërësit jo mjekësorë janë: mbështellja (carbohydrate gum dhe glicerinë), acidi starik, hidroksipropilcelulozë, vegetable grade magnesium stearate.


There have been no reviews for this product yet.

Related products