CATEGORIES See All >

Folacin 400

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
920.00Lekë /100 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Folacin (Folic Acid) 400

- Vitaminë jashtëzakonisht e rëndësishme për gratë e moshës riprodhuese.

- Acidi folik kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatëzanisë, sintezën normale të aminoacideve, funksionimin normal të sistemit imunitar dhe zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.  

Përdorimi: 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

Acidi folik është faktor i rëndësishëm në sintezën dhe ndarjen e ADN (kodi gjenetik për replikimin e qelizave të reja) dhe pjesëve të ARN, si për shembull AMP që shfrytëzohet për sintezën e proteinave të të gjitha qelizave.

Prandaj të ashtu quajturat indet në rritje siç është fetusi, qelizat të cilat duhet të rigjenerohen shpejtë, qelizat e kuqe të gjakut dhe qelizat imune kanë nevojë të madhe për acid folik.

Një nga zbulimet më të rëndësishme të mjekësisë në shekullin e 20-të është zbulimi se zëvendësimi i acidit folik e zvogëlon dëmtimin e sistemit nervor në të porsalindurit për 50-80 %. Dëmtimi i shkaktuar nga mungesa e acidit folik shfaqet gjatë javëve të para të shtatzënisë, prandaj është e nevojshme të merret në formë të shtesave para shtatzënisë. Kjo vjen posaçërisht për femrat të cilat kanë përdorur kontraceptiv pasi ato dukshëm e zvogëlojnë nivelin e acidit folik në organizëm.

Acidi folik ka rol të rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe në parandalimin e ndryshimeve qelizore. Eshtë i rëndësishëm për sintezën e acideve nukleike dhe e mbështetë prodhimin dhe mirëmbaijtjen e qelizave të reja të gjakut. Dhe jo më pak e rëndësishme - acidi folik është faktor i rëndësishëm për shëndetin e flokëve, mbron nga parazitët dhe dëmtuesit si dhe ndihmon te helmimi me ushqim. Vepron në mënyrë efikase te nervozizmi, lodhja, depresioni, shpërqëndrimi, pagjumësia, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundja Parkinson dhe Alzheimer, osteoporoza, thyerjet e eshtrave dhe ndezjet e mishit të dhëmbëve.

Simptomat e defiçitit, d.m.th. mungesës së acidit folik në organizëm janë: anemia, aftet, zbardhja e flokëve, problemet e tretjes, problemet e rritjes, qarkullim i dobët i gjakut, lodhja, depresioni...

Deficiti është i shpeshtë te personat, stili i jetës dhe mënyra e të ushqyerit së të cilëve nuk i përmbushin nevojat e organizmit me acid folik. Grupet e “të rrezikuarve” janë: alkoolikët, të sëmurit me zemër, të sëmurit me veshka dhe mëlçi, shtatzënat, gratë që marrin kontraceptivë, personat e moshuar dhe të gjithë ata që kanë malabsorbim të acidit folik.

Rekomandohet:

Te anemia, ateroskleroza, depresioni, niveli i lartë i kolesterolit, sëmundjet e zemrës, koliti ulceroz, dermatiti, trashja, plakja (në parandalimin e sëmundijes së Alzheimerit), osteoporoza...


Është e rëndesishme të mbahet në mend:

- Nga përdorimi i acidit folik nuk është regjistruar asnjë efekt i padëshirueshëm toksik.

- Dozat e larta të acidit folik mund të shkaktojnë çrregullim e traktit tretës siç është fryrja, vjellja, humbja e oreksit....


- Efektet anësore nga përdorimi i acidit folik janë të rralla nëse përdoret sipas dozave ditore të rekomanduara. Prej reaksioneve të mundshme janë: reaksionet alergjike, hithërima, skugja dhe ngjashëm.   

Dhe jo më pak e rendësishme:

Nëse mermi edhe vitamin të tjera, sigurohuni që ato të mos përmbajnë në përbërjen e tyre acid folik, ashtu që të mos e tejkaloni dozen ditore të rekomanduar.

There have been no reviews for this product yet.

Related products