CATEGORIES See All >

GEEK & GORGEOUS - HA 5 Rich

GEEK & GORGEOUS (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
1,400.00Lekë /30ml

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

GEEK & GORGEOUS - HA 5 Rich

5 forma të ndryshme të acidit hialuronik në varësi të peshës molekulare dhe strukturës së tyre, bashkojnë forcat për të na dhënë këtë formulë të pasur hidratuese, qetësuese dhe tonifikuese.

Acidi Hialuronik është një faktor hidratues natyral (NMF – Natural Moisturizing Factor) që mund të rris 1000 herë peshën e vetë në uje. Formula e HA Rich fokusohet tek versioni hidratues me peshë të lartë molekulare që hidraton në sipërfaqe dhe tek versioni ku molekulat e acidit hialuronik janë me peshë të mesme molekulare dhe penetrojnë më thellë për të përforcuar barrierën mbrojtësë natyrale të lëkurës dhe mekanizmat e vetë-shërimit të saj.

Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe pa vajra | Gluten free | Malassezia free | I sigurtë të përdoret në shtatëzani

Aplikimi : 

Aplikoni disa pika serumi direkt në lëkurë ose shtojani ato hidratuesit tuaj të preferuar dhe aplikojeni në lekurë përzierjen. Mund të përdoret në rutinën e mëngjesit dhe atë të mbrëmjes.

Përbërësit :

Sodium Hyaluronate Crosspolymer – një gjeneratë e re e acidit hialuronik croos-linked, ku aftësia lidhëse e tij me ujin është disa herë më e madhe  se sa aftësitë lidhëse të acidit hialuronik të thjeshtë. Gjithashtu, kjo formë ofron hidratim që zgjat më shumë në kohë.

Sodium Hyaluronate – Forma më e përhapur, formë kripe e acidit hialuronik që gjendet në këtë formulim me peshë të madhe dhe të vogël molekulare.

Tremella Fuciformis (Kërpudhë) – Ekstraktet e kërpudhës së njohur për vetitë lidhësë me ujin. Ato përmbajnë përbërës me bazë sheqeri duke përfshirë acidin Glucuronic, një nga përbërësit ndërtues të acidit hialuronik. Gjithashtu është edhe një teksturë elegante, jo ngjitëse dhe ka veti të tjera antioksiduese.

Hydrolized Hyaluronic Acid – Një version me peshë të ulët molekulare i acidit hialuronik që ështe i njohur për vetitë e tij të përforcimit të barrierës së lëkurës dhe mekanizmave të saj mbrojtëse.

Panthenol – Një përbërës klasik në kujdesin e lëkurës që është i njohur për vetitë qetësuese, hidratuese dhe mbrojtëse.

There have been no reviews for this product yet.

Related products