CATEGORIES See All >

GEEK & GORGEOUS - Stress Less – Betaglucan + Madecassoside

GEEK & GORGEOUS (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
1,600.00Lekë /30ml

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

GEEK & GORGEOUS - Stress Less – Betaglucan + Madecassoside

Një formulë e lehtë xheli me përmbajtje të Beta-Glukan nga Tërshëra dhe Madecassoside nga Centella Asiatica për të qetësuar dhe riparuar lëkurën. Stress Less është krijuar të përmirësoj lëkurën e ndjeshme, të demtuar, të irrituar, të dehidratuar, duke kombinuar 2 super molekula me veti të njohura qetësuese, hidratuese dhe riparuese sic janë Beta-Glukan dhe Madecassoside. Beta-Glukan është pjesa më e rëndësishme dhe aktive e Tërshërës me veti të shprehura riparuese, qetësuese dhe shëruese të plagëve, ndërsa Madecassoside është një nga dy komponentët aktiv të Centella Asiatica, një bimë mjeksore që ka veti qetësuese, shëruese dhe veti antioksiduese.

Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe pa vajra | Gluten free | Malassezia safe | I sigurtë të përdoret në shtatëzani

Aplikimi : 

Aplikoni disa pika në lëkurë pasi e keni pastruar atë. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.

Përbërësit :

Made-cassoside – Një nga komponentët biologjik më aktiv të marr nga bima mjeksore Centella Asiatika, e njohur edhe si Gotu Kola ose CICA. Ka veti shumë të mira shëruese të plagëve, qetësimit të lëkurës dhe veti antioksiduese.

Beta-Glukan – Një supermolekulë që vjen nga Tërshëra dhe ka veti intensive shëruese, riparuese dhe qetësuese të lëkurës. Duke qenë se është se ka edhe veti hidratuese, ka treguar edhe benefite antirrudhë. është një molekulë polisakaride (sheqeri) e ngjashme me acidin hialuronik në strukturë dhe ka veti hidratuese të ngjashme me të ose edhe më të mira. Ndërkohë që fraksionet më të mëdha të Beta-Glukan rrinë në sipërfaqe duke e hidratuar dhe qetësuar atë, fraksionet më të vogla penetrojnë thellë (madje deri në dermë, shtresa e mesme e lëkurës) duke na dhënë benefite shumë premtuese antirrudhë.

Saccharide Isomerate – Një molekulë karbohidrate identike me lëkurën tonë që ngjitet me lëkurën si magnet dhe e mban atë të hidratuar më gjatë se shumica e humektantëve të tjerë.

There have been no reviews for this product yet.

Related products