Paguaj në dorëzim
FIT NUTS BY FIT FOOD
Gjalpet e arrorëve janë risia e Fit Food. Edhe pse janë të larta në kalori, kjo gjë nuk duhet t’ju mbajë larg tyre pasi janë një burim fenomenal I vitaminave, mineraleve dhe nutrientëve.
Gjithë gjalpet arrore përmbajnë yndyrna të shëndetshme të pasaturuara, fitosterole, proteina dhe fibra. Në këtë mënyrë ato ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe mbajnë të qëndrueshëm nivelin tuaj të energjisë.
Stabilizojnë sheqerin dhe insulinën në gjak. Një nga benefitet e konsumimit të tyre është sasia e lartë e vitaminës E, një antioksidant mbrojtës I metabolizmit yndyror, lëkurës e flokëve si dhe ndihmës në forcimin e imunitetit. Gjalpet arrore ju ndihmojnë të mbani kolestrolin të qëndryshëm në gjak, luftojnë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Vecori te produktit
Vegane – Produkte të përshtatshme për veganët
Organike & artizanale – Gjalpe nga 100% fruta të thata prodhuar me dashuri në punishten e Fit Food
Gluten free – Gjalpet janë pa gluten
Pa laktozë – Gjalpet janë pa laktozë
Pa OMGJ – 100% organike pa sheqer, kripë ose konservantë të shtuar
Ketogenike
– Produkte të përshtatshme për dietën ketogjenike
GJALPE MIKS
Nëse dëshironi të merrni pak nga vlerat e të gjithave, zgjdhni gjalpin miks me lajthi, bajame, kikirik e kasjus.