CATEGORIES See All >

Kangavites Multivitamin & Mineral Formula

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,240.00Lekë /60 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Kangavites Multivitamin & Mineral Formula

- Përgatesa multivitamino-minerale e pasur me shtesa frutash me vlera të lartë, perime, bioflavonoide dhe lecitin.

- I dedikuar për fëmijët e moshës 6 vjeç e lartë me shije të shkëlqyer të frutave.

- Përmban kalcium dhe vitaminë D e cila është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e eshtrave te fëmijët.

- Vitaminat e grupës B (B1, B3, B6, B12 dhe acidi folik) kontribuojnë në funksionim psikologjik normal, hekuri kontribuon në zhvillimin normal kognitiv të fëmijëve, ndërkohë që jodi kontribuon në rritjen normale.

Përdorimi:  

Fëmijët nga mosha 6 dhe më të vjetër të marrin 1 tabletë përtypëse në ditë, gjatë ushqimit. Të rriturit marrin 2 tableta përtypëse në ditë, gjatë ushqimit.  

Shumë shpesh dëgjojmë pyetje, pikëpamje të ndryshme dhe mendojmë se a i nevojiten fëmijëve shtesat vitaminike apo jo.  A kanë nevojë fëmijët për vitamina? Po, kanë nevojë dhe atë për shkak të një sërë fakteve të rëndësishme dhe të dëshmuara:

- Fëmijët gjatë rritjes ende nuk i kanë të zhvilluara deri në fund organet tretëse dhe nga shujtat nuk mund t’i marrin të gjitha lëndët ushqimore të nevojshme. 

- E hanë kryesisht një lloj të ushqimit.

- zakonisht atë ushqim që ju pëlqen.

- Më së shpeshti hanë ushqim kalorik i cili tretet vështirë, prandaj është e  nevojshme të vitaminizohen ashtu që t’ju mundësohet tretja optimale e ushqimit.

- Dhe me siguri më e rëndësishmja - nga fëmijët në rritje dhe zhvillim i kemi kërkuar minimalisht tri detyra shumë të vështira:

1. Të rriten dhe të zhvillohen.

2. Të mësojnë, të shkojnë në shkollë.

3. Të kenë aktivitet sportiv dhe tjetër.

Të gjitha këto nga ata kërkojnë energji të madhe dhe jashtëzakonisht shumë e konsumojnë organizmin e tyre ende të pazhvilluar mirë. Dhe vetëm këto tri detyra shumë të vështira janë arsye e mjaftueshme për vitaminimizim të domosdoshëm të fëmijëve.

Shenjat e mungesës së vitaminave te fëmijët janë: humbja e oreksit, rritja dhe zhvillimi i pamjaftueshëm, mungesa e gjumit, forcës dhe e freskisë, tretja jo e mirë, obeziteti,  koncentrimi dhe kujtesa jo e mirë, hiperaktiviteti, ndryshimet e sjelljeve...  

Kangavites rekomandohet:

- Për fëmijët të cilët nuk hanë rregullisht.

- Për fëmijët që nuk kanë oreks.

- Për fëmijët në dietë.

- Për fëmijët të cilëve ju pëlqejnë vetëm picat dhe hamburgerët dhe e hanë vetëm një lloj të ushqimit.

- Për fëmijët sportist

Është e dobishme të dihet:

Është fiala për formulimin unik multivitaminik-mineral të pasuruar me shtesa të çmueshme nga pemët dhe perimet, bioflavonoide dhe lecitinë, të vetmen formulë të tillë në tregun tonë. Krahas lecitinës, produkti përmban edhe kolinë dhe acid pantoneik - faktorë të rëndësishëm për prodhim të energjisë, përmirësim të funksioneve konjitive dhe stabilizim të disponimit, si dhe mangan i cili po ashtu luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e indit lidhor.  

There have been no reviews for this product yet.

Related products