CATEGORIES See All >

Magnesium Citrate

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,590.00Lekë /60 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Magnesium Citrate

- Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme në organizmin tonë, i cili kontribuon në ruajtjen normale të eshtrave dhe dhëmbëve si dhe funksionimin normal të muskujve.

- Përveç kësaj, magnezi kontribuon në metabolizmin normal të krijimit të energjisë, zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes, funksionimin normal psikologjik si dhe funksionimin normal të sistemit nervor.

Vjen në formë të citratit, i cili i jep absorbim të madh dhe biodisponibilitet.

Përdorimi: 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

Magnezi është mineral i rëndësishëm anti-stresues i cili gjendet në lëngjet brenda-qelizore. Eshtë i rëndësishëm për përçimin e duhur neurokimik, i domosdoshëm për punën normale të muskujve. Eshtë i rëndësishëm për dhëmbë dhe eshtra të shëndosha, për punën optimale të nervave dhe të performances së vitaminave B6 dhe B12 në organizëm.

Ka veprim të fortë në punën e muskulit të zemrës dhe sistemit të enëve të gjakut, pasi që parandalon rritjen e shtypjes së gjakut.

Magnezi ka rol të rëndësishëm në reaksionet imunologjike qelizore dhe në reaksionet e ndërmjetësuara nga antitrupat. Përkatësisht, reaksioni imunologjik qelizor përbëhet nga T-Limfocitet të cilat për maturim kanë nevojë për magnez dhe kalcium.

Mungesa e magnezit shkakton dobësim të muskulit të zemrës dhe zhvillim të aritmisë. Hulumtimet tregojnë që shumë pacientë të sëmurë me zemër kanë mungesë të magnezit.

Mungesa e magnezit e rrit ndjeshmërinë e zemrës në digoksinë, substancë e cila shpesh përdoret në trajtimin e problemeve të zemrës. Mungesa mund të shkaktojë edhe nefrokalcinozë apo grumbullim të kalciumit në indet e veshkave, gjë që mund të parandalohet përmes marrjes së magnezit. Edhe disa sëmundije të caktuara mund të ndikojnë në humbjen e magnezit, për shembull diabeti, sëmundjet e veshkave dhe disa çrregullime hormonale. Disa barna siç janë diuretikët, si dhe alkooli, e nxisin trajtimin e magnezit përmes urinimit.

Mungesa e magnezit është vërejtur edhe në disa gjendje të alergjisë dhe astmës. Përkatësisht, magnezi ka veprim antihistaminik, prandaj në mënyrë efektive i lehtëson problemet e astmatikëve dhe personave me ekzemë atopike.

Pasi që magnezi në një masë të caktuar ka edhe veprim qetësues, mund të jetë zëvendësim i qetësuesve.

jo më pak e rëndësishme - përmes marrjes së magnezit, në mënyrë më të suksesshme mund të sanohet lodhja dhe të trajtohen simptomat e ngarkesës fizike dhe psikike. Magnezi është i shkëlqyeshëm për të gjithë personat me pagjumësi, pasi që qetëson dhe relakson. Është shumë mirë i njohur fakti shkencor që elementët individuale, posaçërisht metalet e rënda, akumulohen në organe të ndryshme.

Për shembull:

- Në tru - plumbi, merkuri, alumini, mangani.

- Në gjëndre tiroide - kobalti, jodi, seleni.

- Në zemër - kalciumi, magnezi, nikeli.

- Në mushkëri - arseni, kadmiumi, nikeli, kromi.

- Në mëlçi - seleni, kromi, nikeli, arseni, bakri.

- Në indin dhjamor - kadmiumi, dioksini.

Është e dobishme të dihet:

Përmes hulumtimit të qimeve (flokëve) fitohet konkludim i shkëlqyeshëm i balansit Brenda-qelizor - hemostazës së elektrolitëve, mineraleve, elementeve gjurmë dhe vitaminave. Zhvendosja, mungesa apo teprica e një elementi do të thotë zhvendosje e tjerëve dhe e kundërta.

Efekti domino (secili ndikon në secilin) është jashtëzakonisht i pranishëm në organizmin tonë, e posaçërisht kur është fiala për nivelin e elektrolitëve, vitaminave, vitaminoideve, mineraleve, metaleve të rënda dhe elementeve gjurmë.

There have been no reviews for this product yet.

Related products