CATEGORIES See All >

Nuxe - Huile Prodigieuse Floral Set

NUXE (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
4,500.00Lekë /ml

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi setin

Nuxe - Huile Prodigieuse Floral Set

Seti përmban :

Xhel Dushi Prodigieux Florale 30ml

Vaj Prodigieuse Florale 30 ml

Parfum Prodigieux Floral 15ml

Ujë Micellar zbutës Very Rose 3-në-1 40ml

Xhel dushi

Një xhel dushi ultra-sensorial që pastron, zbut dhe parfumon në mënyrë delikate lëkurën për një moment të vërtetë kënaqësie. Me aromën karakteristike të Huile Prodigieuse® Floral dhe bazë larëse me origjine natyrale. Formulë lehtësisht e biodegradueshme.96% përbërës me origjinë natyrale.Asnjë përbërës me origjinë shtazore.

Vaji i thatë NUXE

Me shtatë vajra të çmuar bimorë, tani vjen në një version të ri, me aromë delikate lulesh.Ky hidratues ka të njëjtën strukturë vaji të thatë dhe të njëjtën efektivitet në trup, fytyrë dhe flokë. Veprimi i tij anti-oksidues, efekti “mburojë kundër ndotjes” dhe efekti në zvogëlimin e shfaqjes së shenjave të strijave, e bëjnë aleatin tuaj të përditshëm.Cilësia e vajit të thatë shoqërohet me një aromë lulesh të freskëta, për një moment kënaqësie.Formulë e pasur me 7 vajra të çmuar bimorë:Vaj tsubaki – i përdorur nga geishat prej vitesh, për të mbrojtur, ushqyer dhe hidratuar flokët dhe lëkurën.Vaj camellia – i njohur dhe përdorur prej shekujsh në Azi për vetitë e tij ushqyese dhe mbrojtëse.Vaj argani – vaji organik i arganit përpos vetive ushqyese njihet dhe për vetitë riparuese të flokut të dëmtuar.Vaj bajamesh të ëmbla – i pasur me omega-6 dhe omega -9, ka efekt të dukshëm ushqyes dhe zbutës në lëkurë.Vaj Borago- vaji i kësaj bime të egër i rikthen elasticitein e humbur lëkurës.Vaj lajthie- i pasur me acide yndyrore dhe vitaminë E, ka efekt zbutës dhe hidratues të menjëhershëm.Vaji i Macadamias- falë teksturës së veçantë, përthitet menjëherë nga epiderma, duke mos lënë aspak ndjesi të pakëndshme në lëkurë.Efekt antioksidues dhe mbrojtjës ndaj ndotjes. Aromë delikate lulesh, kombinim i qitros, lules së manjolës dhe myshkut.Zvogëlon pamjen e shenjave të strijave.Pa vajra mineralë. Pa përbërës me origjinë shtazore.

Parfum Prodigieux

Rizbuloni kënaqësinë e notave të freskëta dhe delikate të gamës Prodigieuse Florale®.Parfumi vjen me nota të freskëta dhe aromë karakteristike që zgjat.Disa sprucime në lëkurë dhe menjëherë do të ndieni aromën e qitros së kuqe, lule Manjolës dhe Muskut të bardhë.

Very Rose Soothing Micellar Water 3-in-1

Ujë micelar me veprim të trefishtë. Largon make up-in, pastron & zbut.Me ujin floreal të trendafilit dhe kompleksin SKIN RESPECT në përmbajtje.I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave, edhe ato të ndjeshme.Respekton florën e lëkurës.Testuar nën kontroll oftalmologjik. Përmban 97% përbërës me origjinë natyrale.Pa përbërës me origjinë shtazore.

There have been no reviews for this product yet.

Related products