CATEGORIES See All >

Radiance Intimate Cream

TOSKANI (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
7,800.00Lekë /30 mL

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

Toskani - Radiance Intimate Cream

Radiance Intimate Cream është një krem xhel me një strukturë të freskët dhe të lëngshme me veprim gradual zbardhues të formuluar posaçërisht për të luftuar plakjen, dobësinë dhe ndryshimet pigmentare të zonës intime dhe zonës vulvo-perineale duke ndihmuar në rikthimin e tonit dhe pamjes natyrore të lëkurës.

Radiance Intimate Cream është gjithashtu ideale si një produkt plotësues në trajtimin gjenital dhe pas lindjes.

Radiance Intimate Cream përmban 2 formula inovative: EBC (Encapsulated Brightening Complex) hidraton dhe qetëson lëkurën dhe GFC5 + me faktorë të rritjes që ndihmon në rigjenerimin, hidratimin dhe zbutjen e lëkurës.

Ai gjithashtu përmban përbërës të tjerë aktivë si Vaj Rosehip, Kolagjen, Elastinë dhe Vitamina për depigmentimin e zonës.

Me një pH me pak acid, formula është përshtatur në mënyrë të përsosur për përdorim në zonën intime.


Nuk preferohet të përdoret nën moshën 18 vjeç.

Nuk rekomandohet të përdoret nga njerëzit me sëmundje të lëkurës ose më lëkurë të dëmtuar.

 

Veçori të produktit:

-Acidi Fitik: redukton sasinë e melaninës. Nxit rigjenerimin e qelizave. Përmirëson përmbajtjen e ujit në lëkurë. Rrit elasticitetin e lëkurës. Hidraton lëkurën.

-Azeloglikina: ka veprim antioksidues.

-Bisabolol: ka veti qetësuese, rigjeneruese dhe zbutëse. Lehtëson acarimin dhe skuqjen e lëkurës.

-Vitamina B3: përmirëson barrierën e lëkurës duke e mbajtur atë të hidratuar dhe parandalon humbjen e ujit transepidermal. Përmirëson strukturën e lëkurës dhe zvogëlon acarimin.

-Vitamina C: përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Ul pamjen e hiperpigmentimit. Qetëson inflamacionin dhe acarimin e lëkurës. Hidraton dhe zbardh lëkurën.

 -(GFC5 +): kompleks i formuar nga 5 faktorë të ndryshëm të rritjes e dizenjuar posaçerisht per te rigjeneruar keratinocitet dhe fibroblastet.  Përmban gjithashtu acid hialuronik, aminoacide dhe vitamina. Përmirëson elasticitetin dhe rigjallëron thellësisht lëkurën.

-Acidi  Hialuronik: ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës si dhe forcon barrierën e lëkurës. Vonon procesin e plakjes. Mbush lëkurën. Zvogëlon pamjen e rrudhave. Zbut lëkurën.

-Aminoacidet: ushqejnë lëkurën, forcojnë indet lidhëse. Rrisin elasticitetin e lëkurës. Kanë veti antioksiduese.

Faktorët e rritjes EGF (SH-Oligopeptide 1),IGF-1 (SH-Oligopeptide 2), aFGF (SH-Polypeptide 11), bFGF (SH-Polypeptide 1), vEGF (SH-Polypeptide 9), kanë veprim rigjenerues dhe përmirësues të indeve.

-Vitamina B9: rigjeneron thellësisht lëkurën e dëmtuar. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Ushqen lëkurën.

-Brightening Encapsulated Complex (EBC):  në trajtë lipozomiale, penetron në shtresa specifike të lëkurës duke lejuar që përbërësit aktivë të japin një veprim të lokalizuar duke u lëshuar në përqëndrimet e nevojshme në secilën shtresë të lëkurës.

-Vaj i trëndafilit: stimulon elasticitetin e lëkurës si dhe e rigjeneron atë në thellësi. Rrit përmbajtjen e ujit në lëkurë. Redukton shenjat në lëkurë.

-Alantoina: ka veti qetësuese dhe anti-irrituese. Nxit hidratimin epidermal.

-Kolagjeni: zbut, forcon dhe rrit elasticitetin e lëkurës.

-DMAE: ka efekt zbutës. Ul inflamacionin. Ka efekt antioksidues.

-Elastina: rrit elasticitetin e lëkurës.

Vitamina E: mbron lëkurën nga rrezet UV, ndotja dhe agjentë të jashtëm që dëmtojnë lëkurën. Ka efekt antioksidues. Shpejton procesin e shërimit dhe rigjenerimit. Zvogëlon shenjat e shkaktuara nga plagët.



Përdorimi

Aplikojeni produktin në mënggjes dhe në mbrëmje.

There have been no reviews for this product yet.

Related products