CATEGORIES See All >

SKINTEGRA - Architect – 1% Bakuchiol (Retinol Natyral)

SKINTEGRA (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
3,350.00Lekë /30ml

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SKINTEGRA - Architect – 1% Bakuchiol (Retinol Natyral)

Skintegra Architect është një emulsion – serum intensiv për të gjitha llojet e lëkurës me efikasitet të trefishtë – i projektuar për lëkurën e prirur ndaj papërsosmërive me dëmtime të dukshme UV (si hiperpigmentimi), i cili gjithashtu duhet të trajtojë edhe rrudhat. Është një teksturë e butë, e lehtë dhe pa yndyrë, me aromë neutrale dhe përthithet lehtësisht.

Bakuchiol është komponenti kryesor aktiv i Architect (1%). Ky është një përbërës që rrjedh nga bima Psoralea corylifolia, e provuar klinikisht se funksionon si analog funksional i retinolit pa efektet anësore që zakonisht shoqërohen retinoidet (thatësi, skuqje etj.). Retinoidet janë përbërës të mrekullueshëm kundër plakjes dhe akneve, megjithatë, për shkak të efekteve anesore, nuk mund te perdoren nga te gjithat llojet e lekurave si lekurat e ndjeshme.

Në krahasim me retinolin, bakuchioli është shumë më pak irritues, nuk e sensibilizon lëkurën ndaj diellit dhe ka një profil më të mirë sigurie (mund të përdoret në gratë shtatzëna dhe në laktacion). Për shkak se është më pak irritues, bakuchioli mund të kombinohet me aktivë të tjerë të fuqishëm (si acidet, vitamina C, niacinamide etj.) dhe madje ka një efekt të mrekullueshëm sinergjik në lëkurë, ndërsa retinoidet shpesh janë shumë sensibilizues për t’u përzier me përbërës të tjerë aktivë. 

Aplikimi : 

Aplikojeni një herë në ditë në lëkurën e pastruar. Kur filloni te perdorni Architect, aplikojeni atë në mënyrë konservative dhe të kujdesshme, veçanërisht nëse tashmë jeni duke përdorur aktivë të fortë. Nëse tolerohet, me kalimin e kohës mund të filloni ta përdorni këtë produkt dy herë në ditë. Nëse keni lëkurë hiper-reaktive ose të ndjeshme, përdorni atë vetëm një herë në ditë dhe ndiqni me produkte qetësuese nga gama jonë rozë e krijuar për lëkurë të ndjeshme.

Përbërësit :

AQUA, COCO-CAPRYLATE, METHYLPROPANEDIOL, GLYCERIN, ECTOIN, BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER, ISOAMYL LAURATE, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, PANTHENOL, BAKUCHIOL, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, ALLANTOIN, RESVERATROL, LECITHIN, CAFFEINE, SODIUM ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, ISOHEXADECANE, CARBOMER, XANTHAN GUM, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM PHYTATE, SODIUM HYDROXIDE, LACTIC ACID, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE, GLYCERYL STEARATE CITRATE, PHENOXYETHANOL, POLYSORBATE 80, BHT


There have been no reviews for this product yet.

Related products