CATEGORIES See All >

Selenium 100

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,230.00Lekë /100 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Selenium 100

- Produkti përmban mineralin selen në formë të veçantë të L-selenometioninës i cili siguron absorbim të shpejtë dhe maksimal.

- Seleni kontribuon në funksionimin normal të tiroides dhe sistemit imunitar, mirëmbajtjen normalë të flokëve dhe thonjëve si dhe duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ.

- Produkti është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët.

Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit

Sasia: 100 Kapsula

Në ditët e sotme shpesh mund të dëgjojmë sesi të gjithë ankohen që janë tërë kohën në stres, prandaj është e dobishme të përkujtohen që ekzistojnë sistemet e brendshme dhe të jashtme të mbrojtjes antioksiduese të fuqishme. Seleni është njëri nga elementet gjurmë i nevojshëm për sistemin enzimatik të pranishëm në organizmin tonë, detyra e të cilit është mbrojtja e organizmit nga dëmtimet gërryese të shkaktuara nga stresi. Ato janë glutation peroksidaza, superoksid-dismutaza (SOD) dhe glutation transferaza.

Seleni, posaçërisht bashkë me vitaminën E ka veprim antioksidues të fuqishëm mbrojtës të membranave qelizore dhe peroskidimit të lipideve në organizëm. Në mënyrë efikase parandalon dëmtimin e qelizave dhe ngadalëson si dhe shtynë proceset patologjike të plakjes.

E rrit rolin mbojtës të sistemit imun përmes përmirësimit të veprimit të Timfociteve dhe makrofagëve të cilët e pastrojnë gjakun nga veprimi i dëmshëm i toksinave:

- Si antioksidues përmes lidhjes së radikaleve të lira të oksigjenit. 

- Parandalon shumimin e verueseve kancerogjene.

- E lehtëson veprimin mutagjen të substancave kancerogjene përmes lidhjes së kimikateve të ndryshme, viruseve dhe rrezatimit të cilat mund të jenë rezultat i dëmtimit gjenetik në qeliza. 

- E ndalon ndarjen qelizore. 

Përdorimi:

- Si një antioksidues i fuqishëm, seleni duhet të përdoret në mbrojtjen e organizmit nga dëmtimi i radikaleve të lira. Gjegjësisht, një pjesë të oksigjenit të cilin e marrin me frymëmarrje përfundon i pashfrytëzuar në organizëm në formën e radikaleve të lira të cilat më tej lidhen me elektronet qelizore duke i dëmtuar qelizat dhe materialin gjenetik që çon deri te proceset teratogjene, mutagjene dhe kancerogjene.

- Si përbërësi i glutation peroksidazës, enzimës së rëndësishme për detoksifikimin e mëlçisë nga dëmtimet e mundshme të pesticideve, hormoneve, barnave, metaleve të rënda, mbeljeve...

- Si detoksifikues është faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave, posaçërisht në sinergji me vitaminës E.        

- Eshtë jashtëzakonisht veprues në proceset e peroksidimit të lipideve dhe në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular nga dëmtimet e grumbullimit të yndyrave të këqija.  

Seleni është i dobishëm të merret si shtesë:

Për detoksifikim, si antioksidues i fuqishëm, në të gjitha gjendjet e imunitetit të dobësuar, te problemet kardiovaskulare, për parandalim të plakjes dhe dështimit të qelizave, për përmirësim dhe mbrojtje të shëndetit si dhe forcës së imunitetit.

There have been no reviews for this product yet.

Related products