Paguaj në dorëzim
Sesderma - Retises 0.25 Gel
Retinoli është i vetmi përbërës aktiv që vepron duke: rigjeneruar ( dëmtimet që kalimi i kohës u ka shkaktuar fibrave) + stimulim (i fibrave të reja të kolagjenit) + mbrojtje (duke frenuar kolagjenazën). Përveç kësaj, rregullon aktivitetin e melanocitit të ndryshuar, i cili redukton njollat e lëkurës dhe stimulon përhapjen e keratinociteve epidermale (veprim eksfoliues). Niacinamidi redukton transferimin e melanosomeve tek keratinocitet (veprim ndriçues), mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, rregullon sintezën e ceramideve (veprim hidratues) dhe parandalon inflamacionin e lëkurës.
Ideal për trajtimin e akneve dhe rrudhave. Nëse nuk keni përdorur retinol më parë për 2-3 muajt e parë e rekomandojmë 1-2 herë në javë vetëm në mbrëmje pas larjes së lëkurës.