CATEGORIES See All >

Vegan Digestive Enzymes

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,020.00Lekë /50 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Vegan Digestive Enzymes

- Produkti vjen në formë të tabletave përtypëse, bazën e të cilave e përmbajnë lipazat, amilazat, proteazat, celuloza dhe amiloglukozidazat me origjinë bimore.

- Produkti është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët.  

Përdorimi: 1-3 tableta në ditë, gjatë ushqimit.

Enzimat tretëse me origjinë bimore

Enzimat janë të domosdoshme për jetë, ashtu si 18 gjithë katalizatorët, pasi që mundësojnë metabolizmin optimal të yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Në ditët e sotme ndikimi i tyre në shëndet të mirë është më i madh dhe më domethënës sesa viteve të kaluara.

Përkatasisht, të ushqyerit e sotëm me ushqime të rafinuara të cilat pothuajse nuk përmbajnë shumicën e vlerave ushqyese, kërkon zëvendësim me enzima. Hans dhe Eduard Buhner në 1897 për qëllime mjekësore e kanë përdorur ekstraktin e tharmit për të fermentuar sheqerin pa prani të qelizave të gjalla të tharmit.

Një nga mënyrat e ruajtjes ka qenë shtimi i sasisë së madhe të sheqerit në ekstrakt. Për habinë e tyre zbuluan se sheqeri është fermentuar, edhe pse në të gjithë masën nuk ka pasur qeliza të gjalla të tharmit. Dhe që atëherë, për herë të parë është përdorur termi enzimë për përshkimin e lëndëve të cilat kanë qenë të pranishme në tharm, e të cilat kanë sjellë deri te fermentimi.

Fusha e aplikimit të enzimave tretëse:

- Personat me mungesë të dokumentuar të enzimave tretëse.

- Personat me metabolizëm të ngadalësuar.

- Personat me mbipeshë.

- Personat me probleme të obstipacionit.

- Personat të cilët nuk ushqehen mirë.

- Personat në dietë.

- Personat që nuk hanë ushqim të larmishëm.

- Popullata e moshuar, me vështirësi të tretjes së ushqimit.

- Personat që janë të diagnostikuar me probleme të zorrëve.

- Personat me nivel të lartë të lipideve.

Është e dobishme të dihet:

Enzimat tretëse mund ta përmirësojnë shumë shëndetin. Mund të merren çdo ditë në situatat siç janë udhëtimet, ndryshimet e të ushqyerit, regjimet e gjata me një lloj të ushqimit, në të gjitha gjendjet e dietave restriktive, në të gjitha gjendjet që hahet “në këmbë” dhe kalimthi apo të konsumimit vetëm të ushqimit i cili na pëlqen.

Fajtori kryesor që organizmit tonë i mungojnë enzimat është të ushqyerit e ditëve të sotme i cili përbëhet nga ushqimet e rritura në shpejtësi me shumë pesticide si dhe ushqimet e gatshme.




There have been no reviews for this product yet.

Related products