CATEGORIES See All >

Vitamin C 500 CHEWABLE

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,230.00Lekë /90 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Vitamin C 500 MG

Solgar në gamën e gjerë të shtesave ushqimore i ka ofruar disa lëndë ushqimore të domosdoshme për organizmin tonë, siç është vitamina C, në forma të ndryshme.

Ashtu si shumica e substancave orfomolekulare, vitamina C ka veprim mbrojtës. Ajo është antioksidues i fuqishëm që në sinergji me vitaminat A dhe E ka veprim maksimal në organizëm, veprimi antioksidues i vitaminës C ka rol të madh në mbrojtjen e trurit nga iskemia apo mungesa e oksigjenit.

Ndoshta nuk e keni ditur, por përqendrimi më i madh i vitaminës C në organizëm gjendet pikërisht në tru dhe në qelizat nervore. Vitamina C është posaçërisht e rëndësishme për gjendjen e mirë dhe forcën e imunitetit si dhe për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe dëmtimi i shëndetit. Ajo e mbështjellë punën e qelizave të bardha të gjakut - fagociteve të cilat e mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke i gëlltitur viruset, bakteret dhe lëndët fera të dëmshme.

Shumë shpesh kam dëgjuar nga shumë njerëz të cilët kujdesen për shëndetin e tyre sesi thonë: merrni vitaminë C ashtu që të arrini nivel më të lartë të interferonit personal (proteinë qelizore) dhe që të rritni nivelin e antitrupave në organizëm. Vitamina C ndihmon shumë në parandalimin dhe lehtësimin e sëmundijeve alergjike pasi që parandalon veprimin e histaminës. Përkatësisht, deri te sekretimi i histaminës vjen gjatë reaksionit alergjik në rrugët e frymëmarrjes, lëkurë apo në mukozë të hundës që manifestohet me hithërim, rrjedhje të hundës dhe vështirësi në frymëmarrje.

Vitamina C është efikase:

Në mbrojtjen antioksiduese të organizmit; për qarkullim periferik të mirë dhe mbrojtje të zemrës; në terapinë e infeksioneve virale, bakteriale dhe fungale; te alergjitë siç është astma; për shëndet të lëkurës; për më shumë forcë dhe rezistencë; për parandalim të stresit si dhe më shumë freski dhe forcë.

Është e dobishme të dihet:

Vitamina C e çon organizmin në alkalinitet. Prandaj, posaçërisht në ditët e sotme, duke marr parasysh stilin e jetesës, mungesën e përhershme të kohës dhe shprehitë e këqija të të ushqyerit, është e mirëseardhur për të gjithë për marrje të përditshme dhe për parandalim të aciditetit të organizmit.

Vitaminë C 500 mg, kapsula

- Përmban vitaminë C e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes, krijimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit.

Vitaminë C 500, tableta përtypëse me sheqer dhe ëmbëlsues me shije të portokallit.

- Krahas vitaminës C përmban edhe ekstrakt të frytit të qershisë antilskike dhe pluhur të frytit të kaçës si burim natyral i vitaminës C.

- Përmban vitaminën C e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes, krijimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Përdorimi: 1 tabletë përtypëse në ditë, gjatë ushqimit.

There have been no reviews for this product yet.

Related products