CATEGORIES See All >

Kthimi i produktit

Klienti ka të drejtë të kthejë produktin brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura, sipas Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”. 

Në fillim na kontaktoni për kthimin që doni të bëni. Kontaktin mund ta bëni me email, telefon. Këto të dhëna mund t’i gjeni edhe në faqen tonë duke klikuar opsionin “KONTAKTE”. Më pas plotësoni tek fatura e blerjes, emrin e produktit të kthyer, arsyen e kthimit (ju erdhi produkti i dëmtuar, nuk përkonte përshkrimi ose sasia e njejtë, nuk ishte si ne foto, nuk ju deshironi me). Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët përkatës,dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike. Me faturën e plotësuar ju mund ta nisni produktin në adresën tonë.  Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht në pikat tona të shitjes, ose mund ta nisni me postë tek adresa jonë. Adresa jonë: Aoos shpk, Tiranë, Farkë, Mjull Bathore, Rruga e Elbasanit, Objekti Nr. 4, përballe TEG. Pasi vlerësohet që produkti është i papërdorur kryhet dhe kthimi i pagesës me anë të postës (me kosto transporti 0 Lek).

Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kosto e dërgesës është 200 Lekë, në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë.