Paguaj në dorëzim
Detaje mbi produktin
Velvet Candles-Taste the Feeling
Qiriri Taste the Feeling mbush ambientin dhe shpirtin me aromën e tij tipike të Cola-s, përzierë me thartësinë e lime dhe notat shpuese të kanellës.
Ky nuk është rasti për ta konsumuar pijen në fjalë, ama do mjaftoheni me aromën aq të dashur.
Emri i përzgjedhur vjen si kujtim i aromës dhe këngës ikonë të Avicii dhe Conrad Sewell.
Veçori mbi produktin:
-Sugjerohet të ndizet i shoqëruar nga kënga
-Sasia: 110 gramë
-Orë djegie: 23 orë (në rast se djegia bëhet e plotë)
-Përzierje sojë & parafinë
-Gota mund të përdoret dhe pas përfundimit të qiririt
-E testuar paraprakisht
-E punuar me shumë përkushtim
Kujdesi ndaj qiririt:
-Ndizeni larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake dhe mos e lini vetëm qiririn e ndezur
-Sigurohuni që gjatë djegies, shkrirja e dyllit të arrijë në cepat e gotës së qelqit (dylli i sojës ka memorje dhe nëse nuk shkrihet sic duhet do të krijohet një tunel në mes i cili nuk do të ndizet dot më)
-Vendoseni mbi një sipërfaqe të drejtë, të qendrueshme dhe rezistente ndaj nxehtësisë
-Mbajeni larg vendeve ku fryn erë, ku ka sende që ndizen lehtësisht
-Kujdes pasi e fikni! Gota mund të jetë ende e nxehtë!
-Shkurtoni fitilin e djegur përpara se ta rindizni atë (kjo mundëson një flakë më të vogël, pa rrezik, pa çlirim të aromës së djegur dhe djegie të pastër)
Përbërësit:
Dyllë soje natyral, parafinë, vaj aromatik(përzierje cola, lime, kanellë)