CATEGORIES See All >

Calcium Citrate With Vitamin D3

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
2,070.00Lekë /60 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Calcium Citrate With Vitamin D3

- Një nga formulat më të vjetra dhe e mirënjohur për sinergjinë në të cilën vitamina D ndihmon përthithjen e kalciumit. Për shkak të formës specifike të kalciumit në formë citrati, ky produkt ka absorbim bindshëm më të shpejtë nga trakti gastrointestinal.

- Kaciumi dhe vitamina D kontribuojnë bashkarisht në ruajtjen e eshtrave normale dhe dhëmbëve si dhe ndikojnë në mirëmbajtjen e funksionit normal të muskujve.  

Përdorimi: 2 tableta në ditë, gjatë ushqimit.

Kalciumi është makromineral jashtëzakonisht i rëndësishëm në një sërë detyrash të rëndësishme për shëndetin. Kalcium citrati është forma më efektive e kalciumit, ndërsa vitamina D e mbështet fuqishëm resorbimin dhe shfrytëzimin e tij. Ka rol të rëndësishëm te bartja e impulseve nervore, mirëmbajtja e balansit të lëngjeve dhe kontraktimit të muskujve.

Eshtë faktor i rëndësishëm në koagulimin e gjakut, për punën optimale të zemrës dhe për tajim të qumështit. Kalciumi gjendet në qelizat e indeve të buta dhe në lëngjet jashtë qelizore. Sasia e tij në eshtra dhe dhëmbë është e ndryshueshme. Pra, kalciumi çdo ditë shpenzohet dhe zëvendësohet, sepse eshtrat janë inde të gjalla me metabolizëm shumë aktiv.

Marrja e pamjaftueshme e kalciumit mund të shkaktojë dobësi muskulare, të dhëmbëve dhe thonjëve dhe mund të shfaqen reaksione alergjike të ndryshme. Eshtë mirë të dihet që shëndeti i zorrëve dhe trakti tretës kanë përgjegjësi të madhe për resorbimin e kalciumit, sepse kalciumi në organizëm resorbohet përmes mureve të zorrëve, krahas pranisë së sasive optimale të vitaminës D. Në absorbimin e tij ndikon prania e mjaftueshme e acidit të lukthit si dhe marrja optimale e fibrave dhe proteinave. Shumë shpejtë deri te mungesa e kalciumit vjen nga sasia e pamjaftueshme e vitaminës D apo nga përthithja jo adekuate e kalciumit në zorrë.  


Kalcium citrat plus vitamine D e rekomandojmë:

-Në të gjitha gjendjet e osteoporozës dhe osteomalacisë.

-Te frakturat dhe të gjitha traumat e eshtrave.

-Për shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave

-Te ngërçet muskulare.

-Te dhimbjet dhe ngërçet e këmbëve.

-Te nervozat dhe tendosjet, si mineral anti-stresues.

-Te ngritja e shtypjes së gjakut.

-Si antacid te urthi dhe rritja e aciditetit të lukthit.

Është e dobishme të mbahet mend:

Kalciumi dhe magnezi e kanë raportin fiziologjik të përcaktuar saktësisht, dhe atë 2:1. Pra, gjithnjë duhet të merren sasi dy herë më të vogla të magnezit në krahasim me kalciumin, ashtu përihithja e tyre të mos jetë e penguar. Magnezi mund të zvogëlojë sasinë e lartë të kalciumit në organizëm, ndërsa kalciumi mund të jetë i dobishëm në të gjitha gjendjet e mungesës së kalciumit.

There have been no reviews for this product yet.

Related products