CATEGORIES See All >

Dry Vitamin E 134 MG

SOLGAR (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
1,895.00Lekë /50 Kapsula

Quantity:

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

SOLGAR - Dry Vitamin E 134 mg

- Vitaminë E koniribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

- E përshatshme për vegjetarianët dhe veganët.

Përdorimi: 1 kapsulë në ditë, gjatë ushqimit.

Vitaminën E e kanë zbuluar shkencëtarët Evans dhe Bishop në vitin 1922. Eshtë fjala për tokoferolet që përfshijnë rreth tetë substanca kimike të ngjashme, me veprim shumë të ngjashëm. Ndër to, më e njohura me veprimin biologjik më të madh është alfa tokoferoli. Fjala është për vitaminën e tretshme në yndyrë e cila është jashtëzakonisht labile dhe duhet të ruhet në vend të errët, pa ndikim direkt të dritës dhe rrezeve. Eshtë e ndjeshme në nxehtësi, mjedise acidike dhe në lagështi.

Veprimet e vitaminës E:

1. Eshtë i njohur veprimi i fuqishëm antioksidues i saj, sepse është shumë efikase në mbrojtjen e qelizave nga veprimi dëmtues i radikaleve të lira. Si antioksidues parandalon oksidimin e acideve yndyrore giysmë të ngopura dhe në mënyrë efikase i mbron membranat lipidike nga oksidimi. Në këtë mënyrë efektivisht mbron nga plakja e parakohshme dhe nga degradimi qelizor.

2. Ndihmon te sëmundjet e sistemit vaskular dhe te koagulimi i gjakut, sepse ka veprim fibrinolitik të fuqishëm. Dozat e larta të vitaminës E parandalojnë grumbullimin e trombociteve të gjakut dhe në këtë mënyrë parandalojnë formimin e trombeve të gjakut apo të frombozën.

3. Eshtë antioksidues fiziologjik i fuqishëm, efikas në forcimin e sistemit imun dhe në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet bakteriale dhe virale, posaçërisht bashkë me selenin - elementin e çmueshëm gjurmë.

4. Në dozën ditore 300-400 mg, krahas beta-karotenit dhe vitaminës C parandalon shfaqjen e perdes në sy.

5. Ka rëndësi të madhe për gratë. Pa asnjë pasojë të dëmshme mund të merret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, pasi që e nxitë zhvillimin natyral të fetusit, parandalon dështimin spontan dhe siguron shtatzëninë normale pa komplikime. Mund të merret edhe në menopauzë dhe për trajtim të reumatizmit.

6. Marrja e shtesës së vitaminës E dhe selenit ndihmon vitalitetin e personave të moshuar, duke ngritur forcën e shëndetit fizik dhe mendor të tyre.


7. Vitamina E është vitaminë e bukurisë, shkëlqimit dhe freskisë së lëkurës, prandaj shpesh gjendet në kremrat për trajtim të lëkurës së trupit dhe fytyrës. Mund të aplikohet edhe direkt në lëkurë, pasi që jep rezultate të shkëlqyeshme në të gjitha gjendjet e lëvorisjes së lëkurës apo te irritimet e lëkurës.  

Është e dobishme të dihet:

Është fjala për të ashtuquajturën vitaminë vajore, të tretshme në yndyrë që në organizëm depozitohet në yndyrë. Hulumtimet nuk kanë treguar për ndonjë masa paraprake e cila duhet të ndiqet gjatë marrjes të dozave ditore të rekomanduara. Vetëm gjatë marrjes se 1000 mg e më shumë janë shfaqur problemet e lukthit dhe barkqitja.



There have been no reviews for this product yet.

Related products